Vizitë e delegacionit Italian në Qarkun e Lezhës

Institucioni i Qarkut të Lezhës pati nderin te presë për vizitë një delegacion të përbërë nga disa Komuna të Rajonit të Lazio-s, të kryesuar nga ish-eurodeputeti sig. Alessandro Battilocchio. Kjo është hera e dytë që Qarku Lezhë pret një delegacion të kryesuar nga sig. Battilocchio.

Takimi u zhvillua në zyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë. Në takim morën pjesë: Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, z. Gjok Ndoka; Zv/Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, z. Agostin Marku; Drejtori i Agjensisë së Zhvillimit Rajonal Lezhë, (Lerda) z.Viktor Tushaj si dhe specialistë të fushës së zhvillimit dhe projekteve pranë Këshillit të Qarkut dhe A.Zh-së.

Për miqtë Italianë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Gjok Ndoka pasi ju uroi mirëseardhjen, bëri një ekspoze të Qarkut të Lezhës, të zhvillimit demografik, ekonomik, social e kulturor, duke u ndalur tek fushat kryesore të zhvillimit siç janë: Turizmi dhe Zhvillimi Rural. Gjithashtu u shpreh për urat e bashkëpunimit të hershëm mes dy popujve që aq shumë gjëra i bashkojnë.

Kryetari i delegacionit të rajonit të Lazio-s, sig. Battilocchio tashmë mik i Qarkut të Lezhës, pasi prezantoi delegacionin, u ndal në prespektivën Europiane të Shqipërisë si dhe në rëndësinë e konsolidimit të marrëdhënieve mes dy Rajoneve.

Kryetari i Komunës së “Tolfa-s”, Dott. Luigi Landi bëri një rezyme të Komunës që ai drejton. Një qytet me histori dhe kulturë mijëra-vjeçare dhe mjaft të pasur. Ai u ndal tek projektet që aktualisht po zbatojnë si: “Natura 2000 Network” si dhe për binjakëzimet që kjo Komunë ka me disa vende në Europë, rrjetit të të cilave, shtoi z.Landi, do të ishte mjaft interesante nëse do i shtohej edhe Lezha së shpejti.

Kryetari i Këshillit Rajonal të Komunës “Cerveteri”, sig. Salvatore Orsomando gjithashtu prezantoi Komunën e tij. Një komunë e cila daton 8 (tetë) shekuj para Krishtit, pjesë e tre qyteteve Etruske, një ndër sitet më të mrekullueshme arkeologjike, ku  Nekropoli della Banditaccia dhe Necropolis di Tarquinia, janë të deklaruara nga UNESCO, si site të Trashëgimisë Botërore . Sig. Orsomando në kuadër të projektit “EU for Citizens” ftoi një grup të rinjsh nga Lezha ti bashkohen në verë të rinjve të ardhur nga shumë vende të tjera të Europes në Cerveteri.

Në fund të takimit u vendos nga palët, vazhdimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në të ardhmen, në fusha me interes reciprok e kryesisht në aplikimin e projekteve të përbashkëta në fushën e Turizmit, Zhvillimit Rural etj.

Gëzuar festat e fundvitit

Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut të Lezhës!

Në këto ditë festive të fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2017 , kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë të përcjell tek secili prej jush:

“Urimet më të përzemërta”

Festofshi gëzuar rreth sofrave me familjarët, të dashurit, dhe miqtë tuaj.

Le të jenë keto festa, simbol i mirëkëkuptimit, solidaritetit, tolerancës, shpresës e besimit për një vit me më shumë begati!

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!

Kryetari

Gjok NDOKA