Këshilli i Qarkut Lezhë uron me rastin e 8 Marsit.

Gëzuar 8 marsin, të nderuara e të dashura, nëna, gra, motra dhe vajza, ju që jeni shtylla kryesore e familjes, që me përkushtimin, dashurinë e sakrificat tuaja i rritni vlerat e Shoqërisë shqiptare.

Kjo ditë më shumë se simbolike, është një ditë për të festuar, reflektuar, advokuar për arritjen e barazisë gjinore dhe të drejtave e mundësive të barabarta, sepse Lezha dhe Shqipëria ka gra të forta, të edukuara dhe me vullnet, që angazhohen  për ta bërë ndryshimin në këtë shoqëri, ato kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë burim inspirimi për të gjithë, për  të siguruar një të ardhme shumë më të mirë.

Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo ditë të vitit!

-Gjok Ndoka –