Biblioteka e Këshillit të Qarkut Lezhë

Fondin e studimeve, dokumentave strategjike zhvillimore të rajonit Lezhë por dhe të atyre promovues të hartuara e miratuara nga Këshilli i Qarkut Lezhë që Ne i quajmë, “”, të përpiluara me mjaft profesionalizëm dhe me pjesemarrjen e të gjithë aktorëve e faktorëve rajonal, përbëjnë një burim të shkëlqyer reference për të gjithë, duke filluar nga studentet e deri tek institucionet apo organizmat lokale, rajonale e kombëtare por dhe për donatorët e huaj. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ekspertët e bashkëpuntorët e Qarkut Lezhë që punuan ndër vite me përkushtim e profesionalizëm.

Dokumentat Strategjike të Zhvillimit të Qarkut Lezhë të hartuara në vite me burimet njerëzore të qarkut dhe shpesh herë të mbështetur nga asistenca e huaj, kanë adresuar nevojat për zhvillim të qarkut (zhvillimin ekonomik, punësimin, nevojat e infrastrukturës, mjedisin, zhvillimin lokal, urban dhe rural, duke trajtuar varfërinë dhe përjashtimin social), për një zhvillim sa më të qëndrueshëm social e ekonomik të qarkut Lezhë.

Aktualisht janë dy dokumenta kryesore në zbatim konkretisht “Plani Hapsinor Rajonal Shkodër Lezhë” 2006-2020, i njohur si plani Eptisa dhe Skenaret e Zhvillimit Nënrajonal për Qarkun e Lezhës, 2015-2020.

Jemi krenar kur shumë nga projektet e planifikuara në dokumentat tona strategjikë kanë përfunduar por akoma me entuziast kur sot po zbatohen projekte të planifikuara në vitin 2006 nga Këshilli i Qarkut Lezhë, e i tillë është edhe projekti i rrugës Milot- Balldren i projektuar në Planin Eptisa.

Këshillat e Qarqeve kanë përgjegjësi ligjore për planifikimin dhe koordinimin e veprimeve me interes rajonal (planifikimi i zhvillimit rajonal).

Keshilli i Qakut Lezhë, edhe pse aktualisht me baza të kufizuara të burimeve (fiskale dhe njerëzore), vazhdon të planifikojë por dhe të vlerësoje e monitorojë zbatueshmërinë e planeve të zhvillimit në territor.