Këshilli i Qarkut Lezhë i ka akorduar Ndue Pjetër Prengës, titullin e lartë, “Nder i Qarkut Lezhë”.

Në një ceremoni të veçantë si rrallë herë u bashkuan të gjithë drejtuesit më të lartë të qarkut Lezhë, deputete, drejtues të qeverisjes vendore, përsonalitete të tjera të jetës publike, familjarë e të afërm,  për të vlerësuar me Titullin “ Nder i Qarkut Lezhë”( pas vdekjes ), Ndue Pjetër Prenga, me motivacionin, “Simbol i rezistencës Antikomuniste duke dhënë kontributin e tij të rrallë deri në vetëflijim për një shoqëri të lirë e demokratike”.

Në fillim të cermonisë u mbajt një minut heshtje në nderim e përkujtim të Ndue Pjetër Prengës.

Në emër të familjes,  fjalën përshëndetëse të këtij takimi e mbajti zoti Jak Gjini, Nipi i të ndjerit, i cili ndër të tjera shrehu mirënjohjen e falenderimin e veçantë për  Këshillin e Qarkut Lezhë, Kryetarin zotin Gjok Ndoka, në vlerësimin e figurës së Ndue Pjetër Prengës me rastin e 75 vjetorit të rënies, si dhe të gjithë pranishmit për respektin e nderimin që i bënë familjes së tij.

Titullin e lartë “Nderi i Qarkut Lezhë” akorduar Ndue Pjetër Prengës, në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë dhe Z.Gjok Ndoka, ja dorëzoi Zv/Kryetari  i Qarkut, zoti Agostin Marku, trashigimtares më të afërt të të ndjerit, motrës së tij,  Ruta Pjetër Prenga. Zoti  Marku nder të tjera tha : “Jam i lumtur që sot jemi mbledhur për të vendosur një qiri drite në përkujtim e vlerësimim figures së Ndue Pjetër Prengës, të cilit akoma deri sot nuk i janë gjetur eshtrat”, ai  shprehu gjithashtu mirënjohjen më thellë për të gjithë ato bij e bija atdhetare të qarkut Lezhë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për liri e pavarësi kombëtare .

Në këtë takim e morën fjalën edhe Deputeti i Qarkut Lezhë, Zoti Viktor Tushaj, Kryetari i Bashkisë Lezhë, zoti Fran Frrokaj,  Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Gjergj Prendi, familjarë, e të afëm.

Ceremonia vazhdoi me këngë e poezi kushtuar, Ndue Pjetër Prengës, trimit të guximshëm, atdhetarit e  nacionalistit  të vërtetë.

Ndue Pjeter Prenga, u lind në vitin 1914 në fshatin Manati të rrethit të Lezhës, me origjinë nga fshati Kimez i bajrakut të Spaçit, i vendosur në rrëzë malit të Munellës. Të parët e tij, Zef Ndue Kimza, Pjeter Kimza se bashku me Preng Tuc Deden (kryeplak i Fanit) ngritën në këtë fshat, për herë të parë, flamurin e pavarësisë, në vitin 1910, ngjarje në të cilin mori pjesë edhe Dom Nikoll Kimza. Ndoj, ishte fëmija i parë, si dhe kishte dy vëllezer, Gjinin e Zefin,  si dhe motren Dilën e Rutën, aktualisht, vetëm kjo e fundit jeton. Ai u rrit në një periudhë të tillë historike të shndërrimeve politike e shoqërore të vendit tonë, që nuk ishte finalizuar akoma  një rend i stabilizuar ekonomik e shoqëror. Në Mars të vitit 1943, Ndue Pjeter Prenga, në moshën 29 Vjeç,  së bashku me disa bashkëfshatar të tij, u mobilizuan në radhët e xhandarmërisë së Shkodrës, me komandant major Ded Nikoll Gruden, me qëllim për t’ju kundërvënë forcave komuniste që ishin të përqëndruar në ketë përiudhë, në jug të vëndit. Në muajin Korrik të vitit 1943, Ndue Pjetër Prenga, vritet në fshatin Dukaj të rrethit të Tepelenës, në përpjekje me forcat komuniste e nga ajo përiudhë e deri sot nuk  asnjë informacion mbi vëndodhjen e eshtrave të tij,.Bashkëkohesit e tij e quajtën Ndue Pjeter Prengen, se ishte “qelibar në shpirt, bujar të zoti dhe trim i trimave”.

Ceremonia u organizua nën kujdesin e veçantë të familjes, të zotit Gjergj Ndoj, Anëtar i Këshillit të Bashkisë Lezhë dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, i cili  fund të ceremonisë shtroi edhe një koktej për të gjithë të pranishmit, gjatë të cilit u sollën kujtime nga ajo kohë, nga jeta e familjes së Ndue Prengës, nacionalisteve e atdhetareve të tjerë të zonës.