Këshilli i Qarkut Lezhë përfitues i Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal të Zi, 2014-2020

Për Këshillin e Qarkut Lezhë absorbimi/thithja e fondeve të BE ka qënë e mbetet një sfidë.
Administrata e Këshillit të Qarkut Lezhë ka shfytëzuar çdo mundësi për aplikim duke u paraqitur me projekt propozime në fusha të ndryshme në përputhje me dokumentat strategjik të qarkut Lezhë.

Projekti fitues i radhës është : 3 WATCH OUT “Trilateral model of civil protection: WAys, Tools and CHallenges for OUr safeTy”, një model tre palësh bashkëpunimi për mbrojtjen cicile, projekti financohet në kuadër të Thirrjes së Parë për projektet Standard të Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal të Zi 2014-2020, Aksi 3 “Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i rrezikut dhe strategjia e ulët e karbonit”. Projekti perfundon më 14 mars 2020.

Partneri kryesor i projektit ( Leader i Projektit ) është Departamenti i Mbrojtjes Civile i Rajonit të Puglias.

Partneriteti i projektit përbëhet pesë partnere konkretisht :

dy partnerë shqiptarë, Këshilli i Qarkut i Lezhë dhe OJQ “Partneriteti për Zhvillim”
dy partnerë italianë, Universiteti i Barit , Departamenti i Shkencave Bujqësore dhe Mjedisit dhe OJQ “ Research and Cooperation’, dhe një partner malazez, Ministria e Brendshme – Drejtoria për Menaxhimin e Emergjencave.

Qarkut tonë (institucioneve shtetëore kryesisht tre Bashkive, sektorit civil por dhe biznesit ) i ofrohen mundësi të shumta për të përfituar nga instrumentat financiar të BE, por mundësia me e mirë dhe tashmë më e njohur është aplikimi në programet e bashkëpunimit territorial ( IPA II 2014-2020), si një instrument financiar më i thjeshtë për aplikim dhe menaxhim. Kështu Qarku Lezhë përfiton nga Programet e Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPA , nga ato të bashkëpunimit ndërkufitar ( IPA cbc Shqipëri –Kosovë dhe IPA cbc Shqipëri – Mal i zi ) dhe nga programet e bashkëpunimit trasnacional ( Itali – Shqipëri – Mal i Zi, BallcanMED, ADRION, MED si dhe nga programi që i vjen në ndihmë shoqërise civile, IPA CSF.

Një mundësi shumë e mire janë edhe Programet e Unionit 2014-2020. Këto programe përfshijnë gati secilën fushë të jetës socio-ekonomike të qytetarit evropian: arsimin, kulturën, të rinjtë, mediat, çështjet sociale, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, mjedisin, transportin, shëndetin publik, bashkëpunimin ligjor, luftën kundër dhunës, kriminalitetin, terorizmin, shoqërinë informative, doganat dhe tatimet etj.

Secili program ka web-faqe të veten ku jepen të dhëna të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me qëllimet e tyre, aktivitetet, buxhetin, thirrjet dhe projektet e realizura deri më tani.