Këshilli i Qarkut Lezhë zhvilloi workshopin me teme:“Menaxhimi i rasteve te emergjencave civile”- një takim ndërgjegjesues për mbrojtje, shpëtim e ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmetet, zjarret e përmbytjet.

Sot në kuadër të zbatimit të Projektit “3 WATCH OUT”, me një partneritet të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes civile, u zhvillua një takim ndërgjegjesues me një pjesëmarrje të gjërë aktorësh e faktorësh rajonalë.

Morën pjesë Kryetari i Keshillit Qarkut Lezhe z. Eduard Ndreca, Prefekti i Qarkut Lezhe, z. Gjok Jaku, Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, Drejtoria e DRM Lezhë, Agjensia e mbrojtjes civile dhe shpëtimit Lezhë, Kryqi i Kuq,dega Lezhë, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale,nxenes te shkollave te mesme ” Kolin Gjoka” e Gjimnazi Lezhe.

Image may contain: 5 people, including Pjerin Ndreu, Eduard Ndreca and Agustin Pepkolaj, people sitting and indoor

Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, z. Eduard Ndreca në fjalën e tij të hapjes pasi falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen, u fokusua ne cështjet kryesore që projekti synon të realizojë si dhe u ndal tek menaxhimi i situatës së fatkeqësise natyrore shkaktuar nga termeti i 26 Nentorit. Zoti Ndreca theksoi gjithashtu nevojën që çdo qytetar duhet të jetë i informuar për zonat problematike që goditen nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, të njohë menyrat e para për mbrojtjes e shpëtimit me qëllim përballimin e zvogëlimin e riskut.Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 10 people, people sitting and indoor i projektit cilësoi disa masa parandaluese në rastet e fatkeqësive natyrore per termet permbytjet e zjarret.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer me Bashkisë Lezhë, Agjensia e mbrojtjes civile dhe Shpëtimit, z.Agustin Pepkolaj, prezantoi raste konkrete të ndërhyrjes së kësaj strukture në parandalimin apo menaxhimin sa më të mire te situatave të ndryshme emergjente.

Image may contain: 5 people, including Agustin Pepkolaj, people standing and indoor

Image may contain: 1 person, indoor Kryqi i kuq shqiptar, Dega Lezhë, demostroi rast praktik të dhënies së ndihmës së shpejtë si dhe mbështetjen psiko sociale per te demtuarit nga zjarri.

Image may contain: 4 people, including Gac Hila, people sitting

Projekti do të vazhdojë me hartimin e një plani veprimi për emergjencat civile në qarkun Lezhe.