Kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Eduard Ndreca, përmes një takimi me mësuesit e nxënësve me aftësi ndryshe ka uruar të gjithë armatën e arsimtarëve.

Kryetari i Keshillit të qarkut Lezhë, Zoti Eduard Ndreca, i ardhur nga bota akademike, u kujdes të organizonte një takim të veçante me rastin e 7 Marsit.
Ai përzgjodhi mësuesit e qarkut Lezhë që punojnë me fëmijet me aftesi të kufizuara, për t’i falenderuar për punën e palodhur që çdo ditë bëjnë me fëmijët me aftësi ndryshe, në dhēnien e mundësive për të nxënë, për të zhvilluar vetëbesimin, për të thyer barrierat dhe për të hapur dyert drejt një jete më të mirë, por edhe për kontribuar si institucion i hartimit dhe zbatimit te politikave të zhvillimit të Rajonit në promovimin e politikave për një arsimin dhe formim gjithëpërfshirës në kontekstet e diversitetit social dhe kulturor.
Takimi u hap nga Znj.Florinda Gjergji, Keshilltare e Kabinetit e cila theksoi se Keshilli i Qarkut Lezhë, Arsimin e ka një ndër fushat prioritare te zhvillimit social ekonomik.
Kryetari i qarkut në fjalēn e tij pasi u shprehu mesueve mirenjohjen dhe respektin pēr kontributin dhe gjithcka bëjnë për integrimin dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe , ndër të tjera tha: “ të nderuar mēsues jam i bindur se sa shumë kënaqësi merrni Ju kur një nxënës arrin të shqiptojë saktë fjalêt e para apo kur arrin të shkruajë fjalën e parë, e gjitha kjo arrihet perveç profesionalizmit edhe me shumê dashuri, durim e pasion”, ndaj vazhdoi Kreu i Qarkut, “ edhe në emër tē Kēshillit tē qarkut Lezhë ju falemderoj e ju uroj Gëzuar Ditën e Mesuesit, Suksese në realizimin e objektivave tuaja, uroj dhe mesueset për festen e 8 Marsit.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Paraunivesrsitar Lezhë, zoti Bardhok Pulaj, theksoi se sot në qarkun Lezhë kemi 53 mesues ndihmës ( 17 në Bashkinë Lezhë, 20 në Bashkinë Kurbin dhe 16 në atë të Mirditës) që punojnë me fèmijet me aftësi të kufizuara, nderkohe që në vitin 2013 nuk kishte asnjë. Sfidë e vazhduese mbetet zbatimi dhe vënia në funksion e reformave e sidomos rritja e kapaciteteve për ndërgjegjësim dhe gjithëpërfshirje për fëmijët me aftësi ndryshe për të garantuar të drejtën për akses dhe cilësi në arsim.
Në bashkëpunim me DRAP-Lezhe u shperndanē tre çertifikata mirënjohje pēr Znj. Albina Gjini, znj. Svetllana Skorovoti dhe znj. Marie Zefi.
Mesueset, Elona Kuka, Antoneta Gjeta, Gjela Pecaj e Dorentina Tuci, gjatë fjalës së tyre sollen eksperienca e praktika të punës si dhe falenderuan Kryetarin e Kēshillit tē qarkut për vlerësimin dhe aktivitetin e shkelqyer dedikuar Mësueve Ndihmës.
Takimin e përshëndeti edhe Z.Luan Dalipi, Drejtor i Zyres Vendore Arsimore Lezhë.
Këshilli i Qarkut ishte kujdesur gjithashtu që në këtë ditë të veçantë feste të kishte nga një dhuratë simbolike së bashku me një kartolinë të personalizuar nga Kryetari I Kēshillit tē qarkut.