Kryetari i Keshillit të Qarkut Lezhë, Z. Eduard Ndreca, në cilësine e Zv. Kryetarit të Shoqatës të Qarqeve të Shqipërisë, drejtoi grupin e SHQSH që takoi delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Delegacioni i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i cili po zhvillon këto ditë një vizitë të nivelit të lartë në Tiranë, Shqipëri, i përbërë nga : Presidenti i Kongresit, Anders KNAPE (Suedi, EPP / CCE), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn Marit HELGESEN (Norvegji, EPP / CCE), Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier KADORET (Francë, SOC / G / PD) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit, Andreas KIEFER, u prit në një takim të veçantë nga përfaqësues të Shoqatës se Qarqeve të Shqipërisë të drejtuar nga Z. Eduard Ndreca, Zv.Kryetar i Shoqatës të Qarqeve të Shqipërisë si dhe znj. Elidiana Canaj, Drejtore Ekzekutive e ShKQSh.
Në qënder të bisedës ishte situata thelbësore e demokracisë në vend, në veçanti zhvillimet që nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Qershor 2019, gjithashtu u diskutua edhe mbi kornizën e qeverisjes vendore, rolin e rëndësishëm të nivelit të dytë të qeverisjes vendore, kohezionin social dhe territorial etj. të bisedës ishte situata thelbësore e demokracisë në vend, në veçanti zhvillimet që nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Qershor 2019, gjithashtu u diskutua edhe mbi kornizën e qeverisjes vendore, rolin e rëndësishëm të nivelit të dytë të qeverisjes vendore, kohezionin social dhe territorial etj.