Mblidhet Këshilli i Qarkut Lezhe, miratohet Buxheti për vitin buxhetor 2020, Vizion i ri, politika zhvillimi konkrete, buxhet i ekujlibruar dhe trasparent.

Nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit, z. Eduard Ndreca, Këshilli i Qarkut Lezhë u mblodh me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë anëtarëve dhe miratoi 9 Projekt Vendime.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Ndreca në fjalën e tij të hapjes u ndal tek miratimi i dokumentit kryesor, theksoi se : “buxheti i hartuar për vitin 2020, është parë nga Grupi i punës për hartimin e Buxhetit dhe Komisioni i Ekonomisë, si produkti që reflekton zbatimin e politikave të reja të përcaktuara për vitin buxhetor 2020 dhe si një platformë për shfrytëzimin me efektivitet dhe efiçencë të burimeve financiare e njerëzore, transparent dhe i ekujlibruar. Synimi ynë është të sjellim rritje të qëndrueshme dhe të ekuilibruar ekonomiko-sociale në Qarkun tonë dhe për të ofrojmë shërbime në standarte sa më të larta”. Më tej gjatë diskutimit të tij u shpreh se “ ashtu si çdo individ apo familje, i planifikon shpenzimet në bazë të shumës së parave që ka në dispozicion, Ne me një buxhet modest jemi mundur të minimizojmë në maksimumin e lejuar shpenzimet operative dhe të rrisim investimet, kryesisht në zonat malore të izoluara dhe në përgjithësi ato periferike në mënyrë që do të kenë mundësi më të larta zhvillimi.

 


Projekt-buxheti bazohet në vizionin dhe objektivat e Qarkut Lezhë,si pjesëmarrja e Keshillit të Qarkut Lezhë në projekte, studime e investime konkrete për hartimin e politikave të zhvillimit të rajonit dhe harmonizimin e tyre me politikat shteterore në nivel Qarku, po ashtu edhe në rritjen e të ardhurave të brendshme dhe përpjekjet për thithjen e kontributeve te ndryshme kryesisht nga donatoret, kontributi i njësive të qeverisjes vendore (Bashkite) me kuoten e tyre vjetore, etj. Vendosja e marrëdhenieve me partneret në një dismension të ri është gjithashtu një tjetër prioritet i Qarkut Lezhë për vitin 2020.
Mbledhja vazhdoi me diskutimin e anëtareve për projekt vendimet, strukturen e aparatit administrativ të Keshillit të Qarkut Lezhe, përditesimin e Rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjesitë e administratës ,miratimin e Koutave te Anetaresise pranë organizmave te huaja evropiane etj.