Monitorimi i përformancës së këshillave bashkiake, rritja e rolit të Sekretareve të Këshillave – SFIDË E DEMOKRACISË VENDORE NË KËSHILLAT BASHKIAKE – Programi Bashki të Forta – Shoqata e qarqeve të Shqipërise – Këshilli i Qarkut Lezhë .

Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore” i jep një peshë të madhe këshillave vendorë si përfaqësues të komunitetit në fushën e vendimmarrjes, politikëbërjes, planifikimit strategjik si dhe monitorimit të ekzekutivit vendor dhe jo vetëm. Një demokraci e gjallë vendore kërkon këshilltarë përfaqësues dhe active, bazuar në këtë kompleksitet kompetencash si dhe bazuar në kapacitetet reale të këshillave vendore dhe nevojën e ngutshme që ato kanë për të administruar informacionin, mbledhjet plenare si dhe ato të komisioneve, me qëllimin që këshilltarët bashkiakë të jënë zëri dhe sytë e qytetarëve në administratat bashkiake, dhe jo thjesht një organ “noterial”, Programi “Bashki të Forta” i financuar nga qeveria Zviceriane, një ndër komponentet e tij ka dhe forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal.
 
Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqiperise në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Lezhe, organizuan në këtë kuadër takimin me teme: “Forcimi i rolit të Sekretareve të Këshillave Bashkiak”, në këtë takim ishin të ftuar kryetaret dhe sekretaret e këshillave bashkiak të bashkive Lezhe, Kurbin dhe Mirditë, anëtare të Këshillit të Qarkut Lezhë, përfaqësuesi juridik i Prefekturës së Qarkut Lezhe, etj
 
Takimin e hapi Zv/ Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhe, z. Agustin Marku, ndër të tjera u ndal tek roli mjaft të rëndësishëm i Sekretarit të Këshillit të Bashkisë për mbarëvajtjen e punëve të këshillit, për zhvillimin e rregullt të mbledhjeve plenare apo të punës në komisione, po ashtu edhe në marrëdheniet e këshillit me administratën e me komunitetin. Zoti Marku, propozoi nevojën për disa ndryshime të cilat do të mundësojnë përmirësimin strukturor dhe kapacitetet për realizimin e një performancë më të mirë të kësaj hallke të rëndësishme administrative që lidh organin përfaqësues dhe atë ekzekutiv në Bashki.
 
Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Qarqeve të Shqiperisë, znj. Elidiana Canaj theksoi se instrumenti i votës së deleguar nëpërmjet përfaqësimit të qytetarëve në Këshillin Bashkiak duhet përdorur me shumë përgjegjësi dhe ka ardhur koha tashmë që 3 vite pas miratimit të ligjit, fokusi duhet të përqendrohet tek performancën e Këshillave Bashkiak.
 
Përfaqësuesi Projektit “ Bashki të Forta”, një ndër njohësit më të mirë të pushtetit vendor në Shqipëri, z. Fatlum Nurja u ndal në objektivat e programit dhe rezultatet konkrete që programi Bashki të forta synon të realizojë.
 
Në takim e morën fjalën, Kryetari i Keshillit të Bashkisë Lezhe, z.Kristjan Gjidodaj, Sekretari i Këshillit të Bashkisë Mirdite, z. Gasper Topollaj, Sekreatri i Bashkise Lezhe, z. Eraldo Deda, si dhe ai Keshillit të Bashkise Kurbin, z. Arben Leka, etj.
Në fund të këtij takimi nga të gjithë u ra dakort që:
 
Këshilltarët duhet të mbështeten nga sekretariate të forta, të cilat janë të pavarura nga administratat bashkiake.
 
Këshillat gjithashtu duhet të kenë buxhetin e tyre.
 
Puna e sekretarit të këshillit duhet të ketë një përshkrim të qartë dhe kërkesa të rrepta.
 
Buxhetet e këshillave bashkiake duhet t’u japin sekretarëve burime për të organizuar arkivat dhe konsultime publike dhe për të siguruar një sportel të përhershëm për të marrë kërkesat, ankesat dhe nismat e qytetarëve.
 
Sekretaret e Bashkive të bashkëveprojnë vazhdimisht me departamentet e ndryshme të administratave te Bashkive.
 
Të ketë funksionimin më të mirë të komisioneve tematike, etj