Urimi i Kryetarit të Qarkut Lezhë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Sot në këtë ditë të parë të fillimit të vitit shkollor para-universitar për sezonin 2018-2019, këtu në truallin e këtij rajoni që u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, Këshilli i Qarkut Lezhë,

Uron përzemërsisht të gjithë nxënësit e të gjitha cikleve të shkollave të Bashkive Lezhë, Kurbin e Mirditë, të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, : Një vit të mbarë, të sukseshem e të gëzueshëm për Ju!

Në veçanti urojmë nxënësit e klasave të para që sot fillojnë një etape të re të jetës së tyre në rrugën e gjatë të dijes, por e vetmja e sigurtë drejt suksesit.

Urime! Rezultate sa më larta!