Urimi i Kryetarit të Qarkut Lezhë, z. Eduard Ndreca, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Sot në këtë ditë të parë të fillimit të vitit shkollor, për sezonin 2019-2020, edhe në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, kam kënaqësinë e veçantë, t’ju përshëndes e t’ju uroj përzemërsisht, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve( kolegeve) të shkollave të Qarkut Lezhë si dhe prindërve:

“Vit të ri shkollor të mbarë, të sukseshem e të gëzueshëm për të gjithë”!

Në veçanti urojmë nxënësit e klasave të para që sot fillojnë një etape të re të jetës së tyre në rrugën e gjatë të dijes, por e vetmja e sigurtë drejt suksesit.

Urime! Rezultate sa më larta!

Eduard NDRECA