Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Qarkut Lezhë

Këshilli i Qarkut Lezhë në mbledhjen e tij radhës , të drejtuar nga Kryetari, Z. Eduard Ndreca, ka marrë në shqyrtim sipas rendit të ditës  një numër çështjesh që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin sa më efiçent dhe efikas të administratës së Këshillit të Qarkut Lezhë për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të tij të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhe, Z. Ndreca, në fjalën e hapjes, theksoi rolin e rendësishëm të Këshillit Rajonal për të siguruar vendimarrje efektive dhe sukseshme  për politika strategjike të zhvillimit Rajonal në rritjen e cilësisë së jetës së banorëve të qarkut Lezhë në përputhje me misionin, vizionin dhe prioritetet e tij. Po ashtu Kryetari i Qarkut u ndal edhe tek mbikqyrja efektive e monitorimi transparent e me tregues të matshëm për  zbatimit të vendimarrjeve.

 

Mbledhja me prezencen e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Qarkut Lezhe vazhdoi me  vlerësimin e   kandidaturës e paraqitur për Sekretar të Këshillit të Qarkut Lezhe dhe  pas votimit,  z. Ndue Halili u zgjodh, Sekretar të Këshillit të Qarkut Lezhe.

Pas diskutimesh mjaft konstruktive u miratuan 9 projekt vendime, ndër të cilat; për disa ndryshime në Strukturën e vitit 2019, miratimi i komisioneve të tokës së qarkut, i atij të dhënies së  Statusit të Dëshmorit,etj.

Tematika që mori vëmendjen dhe diskutimin më të madh ishte ajo mbi aktivitetet zhvilluara dhe funksionalitetin e Agjensisë së Zhvillimit Rajonal Lezhe, e themeluar në vitin 2013 nga  Këshilli i Qarkut Lezhë.

Për herë të parë u miratua Programi i Trasparences së Institucionit të Këshillit të Qarkut Lezhë, bazuar në dy parimet më të rëndësishme të vetëqeverisjes vendore, transparenca dhe llogaridhënia si  detyrime ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr.  119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” për t’u garantuar qytetarëve, akses në qeverisje dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare.

 

Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Eduard Ndreca falenderoi vendimarrësit vendore të Qarkut Lezhë për bashkëpunimin, angazhimin maksimal, kontributin e përgjegjësinë për ti dhënë për zbatim organit ekzekutiv të Këshillit të Qarkut vendimarrje  të mira e të sukseshme.

Procesverbali i mbledhjes u  mbajt nga Juristja e Këshillit të Qarkut. Vendimet e marra hyjnë në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 78 te ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.