Zhvillohet takimi i dytë koordinues midis partnerëve të projektit 3 WATCH OUT

Takimi i dytë koordinues midis partnerëve të projektit 3 WATCH OUT “Trilateral model of civil protection: WAys, Tools and CHallenges for OUr safeTy”, u zhvillua më 17 dhe 18 janar 2019 në Tiranë.
Ashtu sic dhe më heret kemi prezantuar, Projekti financohet në kuadër të Thirrjes së Parë për Projektet Standarde të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, Aksi  3 “Mbrojtja e Mjedisit, menaxhimi i rrezikut dhe strategjia e ulët e karbonit” .

Agjenda përfshinte analizën e progresit të përgjithshëm të projektit te kryer deri tani: Menaxhimin, raportet e progresit, procedurat e implementimit, të  grumbullimit të të dhënave dhe hartës së tokës, të mënyrës se si do të ndërtohet platforma digjitale, të planifikimit territorial / tokësor, identifikimit të ndërhyrjes për të reduktuar rreziqet, ndërhyrjet natyrore,si dhe  instrumentave  të monitorimit dhe të kontrollit, veprimet për rrezikun sizmik, veprimet për rrezikun nga zjarrit në pyje, përkufizimi i modelit trilateral etj.
Koordinatorja e projektit prezantoi raportin e progresit për Këshillin e Qarkut Lezhë, partner në këtë projekt.

Gjatë takimit, partnerët diskutuan edhe për strategjitë e bashkëpunimit në rast të rreziqeve natyrore (zjarre pyjore, hidro dhe sizmike) me qëllim  përmirësimin e ndihmës ndërkufitare  për të siguruar që operacionet e reagimit ndaj katastrofave të  jenë sa më efektive dhe efikase.

Gjatë takimit të Komitetit Drejtues, që u mbajt në ditën e dytë, partnerët shkëmbyen opinione dhe udhëzime për zbatimin e duhur të aktiviteteve në përmbushjen e objektivave përfundimtare të projektit.

Partneriteti i projektit i cili përbëhet nga autoritete kompetente në fushën e mbrojtjes civile dhe reduktimit të rrezikut si: Departamenti i Mbrojtjes Civile i Rajonit të Puglias dhe Ministria e Brendshme, Drejtoria për Menaxhimin e Emergjencave, së bashku me Departamentin e Shkencave Bujqësore dhe të Mjedisit në Universitetin e Barit dhe dy OJQ, të gjithë me përvojë në kërkimin, analizën dhe integrimin e zhvillimit, vizituan  Zonën e Kune Vainit e vendosur në deltën e lumenjve Drin-Mat, një territor me depresione të ndryshme ku u vëzhgua se si ndryshimet klimatike kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht shtimin e përmbytjeve bregdetare dhe rritje të erozionit.