Eduard Ndreca merr detyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë

Me datë 10 shtator 2019, Zoti Eduard Ndreca ka marrë detyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë.

Mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Lezhë u zhvillua me datë 6 Shtator 2019, e thirrur në bazë të ligjit nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, z.Pjerin Ndreu, si Bashkia më e madhe e Qarkut. Pas verifikimit të mandateve, Këshilltarët votuan për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Qarkut.

Kështu, me shumicën e votave këshilltarët i dhanë besimin e mbështetjen unanime për një mandat të ri në Krye të Këshillit të Qarkut Lezhë, Zotit Eduard Ndreca, ndërsa si zv.Kryetar u zgjodh z.Agron Ivani  i cili vjen si përfaqësues i Bashkisë Kurbin.
Gjithashtu u zgjodh dhe Kryesia e Këshillit të qarkut me përfaqësues të tre bashkive të qarkut Lezhë (Lezhë, Kurbin e Mirditë) si dhe Komisionet e përhershme të Këshillit të Qarkut Lezhë.Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Kreu i Qarkut Lezhë, Zoti Eduard Ndreca, pasi falenderoi të gjithë për mbështetjen, shprehu mirënjohjen për besimin, i garantoi se do të jetë i përkushtuar për të bashkëpunuar me tre Bashkitë e Qarkut Lezhë, për realizuar iniciativa të përbashkëta e të sukseshme.

Në takimin me Administratën e Këshillit të Qarkut Lezhë, Kryetari u ndal del vizioni dhe objektivat e tij, gjatë drejtimit të institucionit të Këshillit të Qarkut Lezhë.

Ai vuri theksin se puna e Këshillit të Qarkut do të bazohet fort në projektimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit rajonal ( urban e rural ), në tre aspektet/kolonat e veprimtarisë njerëzore: ekonomike, sociale dhe ekologjike. Kjo u shpreh Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhe, Zoti Ndreca, do të arrihet  përmes implementimit të dokumentave strategjik egzistues apo intrumentave te rinj të planifikimit strategjik me vendimarrje gjithëpërfshirëse, vendosjes së partneriteteve të qëndrueshme e të sukseshme si dhe rritjes së kapaciteteve për hartimin e aplikimin me projekte konkuruese përmes programeve e mekanizmave financiar të BE.

Po ashtu prioritet në këtë mandat do të jetë, përmirësimi i shërbimit ndaj qytetareve bazuar në transparencë e përgjegjshmëri dhe mbështetja që Këshilli i Qarkut Lezhë do të japë të rinjve.