Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!

Të nderuar edukatorë, mësues, pedagogë dhe gjithë ju misionarë të dijes, në emër të Këshillit të  Qarkut  Lezhë, ju urojmë nga zemra, Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim, respekt e mirënjohje për kontributin e përkushtimin tuaj në misionin fisnik, por edhe të vështirë  për të arsimuar, edukuar e përhapur dije tek të rinjtë tanë.

Mirënjohje dhe  një urim të veçantë i përcjellim gjithashtu edhe gjithë plejadës së mësuesve  në pension, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim për dekada e dekada me radhë.

Krenar për ato drejtues shkollash dhe mësues të qarkut tonë që në këtë prag feste, puna e përkushtimi i tyre u vleresua e promovua në mediat tona kombëtare, si modele të shkëlqyera suksesi.

Mirenjohje e falenderim të veçantë për të gjithë ato mesues atdhetarë shqiptar që jetojnë e punojnë ne diasporë, që prej vitesh kontribuojnë pa u lodhur për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës tonë të vyer shqipe.

Suksese e çdo të mirë për Ju, GËZUAR!

-Gjok Ndoka –